Kryeministri: Së shpejti do të jem në Prishtinë

Pas publikimit nga televizionit Klan të propozimit të kryeministrit Rama për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka reaguar në rrjetet sociale duke deklaruar se, drafti është pranuar nga dy vendet. Rama shprehet krenar për kontributin e Shqipërisë.

“Nuk mund të jem dot më krenar se kaq për kontributin e fortë dhe konkret të Shqipërisë në vazhdimësinë e procesit të vështirë të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, projektstatuti i AKShM-së, që Kosova dhe Serbia kanë pranuar si dokument të përshtatshëm pune, është draft i BE-së.”

Kryeministri thekson se Shqipëria do mbështesë Kosovën dhe do të kontribuojë në promovimin e paqes.

“Shqipëria mbështet fuqimisht Kosovën për zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj për të nxitur paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal midis të gjitha vendeve të rajonit tonë.”

Rama e mbyll mesazhin e tij duke bërë të ditur se do të jetë shumë shpejt në Kosovë për të treguar mbështetjen e tij në këtë proces të rëndësishëm.

Klan News