Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria do të dalë më e fortë nga sfidat e pandemisë dhe tërmetit. E vetmja që mund t’i përballojë të dyja sipas kreut të qeverisë është vetëm PS-ja.

“Sepse ne nuk jemi më të mirët dhe kemi patjetër të metat, gabimet, boshllëqet tona, po më të mirë se ne për Shqipërinë nuk ka”, shkruan Rama në Facebook.

Ai thotë se lufta e qeverisë ndaj koronavirusit do të jetë një shëmbëlltyrë e vendosmërisë, kurajës dhe profesionalizmit duke shtuar se në vend nuk mungon asgjë krahasuar me kushtet spitalore të vendeve europiane.  Edhe për pasojat e tërmetit Rama thotë se qeveria do t’i rindërtojë të gjitha shtëpitë , shkollat e spitalet e shembura nga tërmeti në një kohë rekord.

“Ne do ta bëjmë me të gjitha forcat luftën me Armikun e Padukshëm dhe fronti ynë i mbrojtjes në spitalet Covid do të jetë deri në fund, një shembëlltyrë e vendosmërisë, kurajos, profesionalizmit, pa asgjë mangut krahasuar me kushtet spitalore, kurat farmaceutike, shërbimin mjekësor në spitalet Covid të Europës! Ne do t’i rindërtojmë një për një shtëpitë, apartamentet, shkollat, kopshtet, spitalet e qendrat shëndetësore të shembura nga tërmeti, në kohë rekord krahasuar me ecurinë e një procesi të tillë në vendet që janë përballur me këtë sfidë!”, shkruan Rama./tvklan.al