Rama: Shqipëria e vitit 2030 do të ketë 4 porte turistike dhe 2 porte moderne tregtare

Rama: Shqipëria e vitit 2030 do të ketë 4 porte turistike dhe 2 porte moderne tregtare

13:26 24/11/2022

Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend teksa po diskutohet për Portin e Durrësit është shprehur se Shqipëria e vitit 2030 do të ketë 4 porte turistike të klasit të parë: Durrës, Vlorë, Sarandë dhe Shëngjin si dhe do të ketë 2 porte moderne tregtare. Rama po ashtu i është drejtuar opozitës duke ju thënë: “Ju kam lënë Zotin”.

Edi Rama: Një gjë më ka habitur: Mungesa e anijeve dhe vaporëve. Kemi një bregdet të bukur dhe nuk kemi asnjë detar. Dalmacia a nuk na bëhet vallë shembuj? Shqipëria e viteve 2030 do t’i ketë. Ato që na pret që prej 1912 sepse do të ketë të paktën 4 porte turistike të klasit të parë: Durrës, Vlorë, Sarandë dhe Shëngjin si dhe do të ketë 2 porte moderne tregtare, jo ky antiku juaj.

Nuk keni asnjë shans të na pengoni dot. Për tërë të zezat që kanë nxjerrë ndaj meje: Unë ju kam lënë Zotin sepse mendoj se vetëm ai mund të zgjidhë të pazgjidhshmen në këtë rast, por sot po ju lë ju të paudhëve që hodhët gozhdën dhe ju mbeti vrima dhe Faik Beun, që të gjithëve na ka. Kush nuk e ka dëgjuar, është katandisur./tvklan.al





Të ngjashme