Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një postim në lidhje me cilësinë e plazheve në Shqipëri.

Ai ka cituar Agjencinë Europiane të Mjedisit, ku thuhet se rritja e investimeve për ruajtjen e mjedisit e për mbrojtjen ujore dhe përkujdesja e madhe për plazhet ka bërë që Shqipëria të arrijë standardet europiane në parametrat që masin cilësinë e ujërave në det, liqene dhe lumenj.

“Agjencia Europiane e mjedisit deklaron se në vitin 2020, 76.35% e totalit të ujërave janë të shkëlqyera krahasuar me 58.8% në vitin 2019”, thuhet në videon e Ramës.

Sipas kreut të qeverisë përmirësimi vjen nga masat e marra nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit kundrejt subjekteve të cilave ju kërkohet respektimi i limiteve të lejuara të shkarkimeve në mjedis si dhe ndërtimi i impianteve të trajtimit të ujërave urbane, pastrimi dhe mirëmenaxhimi i plazheve./tvklan.al