“Honxhoponxhot në 25 Prill do marrin një mesazh të qartë”

Mandatin e 2017-2021 Edi Rama nuk e llogarit si mandat qeverisës pasi thotë se goditja e tërmetit dhe pandemia nuk e kanë lejuar të fokusohej tek investimet e premtuara. Ndaj dropulliteve ai ju kërkon mbështetje për një tjetër mandate që do t’i jap mundësi për të vijuar punët e nisura.

“Flasim për mandatet, çfarë mandatesh? Kemi pasur një mandat qeverisës dhe një mandat lufte, por ne nuk kemi rrugë tjetër do të vazhdojmë të ngjitemi. Do ta çojmë në atë majë që i takon”

Rama rendit disa nga investimet strategjike që do të jetësohen në mandatin e 3-të.

“Shqipërinë do të bëjmë kampione të turizmit në Ballkan”.

Si shembull se vëmendja nuk ka munguar për zonën e Dropullit është rikonstruktimi i kishës Peshkëpisë së sipërme ku dhe u zhvillua këndi i fjalës i kryeministrit me banorët e zonës.

“Po të shikojmë sot Dropullin, një pamje shumë e mirë seç ka qenë më para”

Në Gjirokastër pa personalisht ecurinë e vaksinimit që në këtë qark aktualisht vaksinën e kanë marr rreth 10 mijë persona.

Tv Klan