Opinion-Zhvillimet e ditëve të fundit dhe fjalimi i kryeministrit Sali Berisha pas bilancit të qeverisjes 1 vjeçare të koalicionit të djathtë kanë shkaktuar diskutime në media.

Pikërisht për të diskutuar mbi këto zhvillime ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në TvEdi Rama kryetar i Partisë Socialiste dhe analistët Andi Bejtja, Blendi Kajsiu, Mero Baze, Armand Shkullaku.

Gjatë emisionit Rama tha se shteti shqiptar ka nevojë të thellë për një reformë modernizuese dhe se shkurtimet janë pa asnjë bazë në funksion të efikasitetit.

“Gjykimi mbi shifrat të cilat i jep kryeministri Berisha do të ishte shumë larg realitetit. Shteti shqiptar ka nevojë të thellë për një reformë modernizuese. Në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me reformim, por me deformim. Shkurtimet që ai ka bërë janë pa asnjë bazë në funksion të efikasitetit. Ulja e shpenimeve nuk është shoqëruar me rritjen e efikasitetit, por me ulje të tij”, tha Rama./tvklan.al   

Të ftuar: Edi Rama kryetar i Partisë Socialiste dhe analistët Andi Bejtja, Blendi Kajsiu, Mero Baze, Armand Shkullaku.