Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot se kufiri me Britaninë e Madhe do të hapet së shpejti. Rama në një bashkëbisedim me qytetarët ka thënë se nuk mund të parashikohet asgjë, pasi mund të ndodhin gjëra të parashikueshme.

Më tej Kryeministri tha se do të vijohet me procesin e vaksinimit për të ecur shpejt që të kemi një avnatash për turizmin.

Mund të ndodhi që shumë shpejt të hapen fluturimet me Britaninë e Madhe, nuk është e thënë në Maj. Gjërat ndryshojë dhe dinamikat janë të paparashikueshme. Ne harrojmë që të vaksinojmë intensivisht gjatë sezonit pranveror. Këtu fus dhe ambicien që kur të hyjmë në sezonin e Verës, të kemi një lehtësim nga pikëpamja e rrezikut.

Nëse do të vaksinojmë një pjesë jo të vogël brenda planit tonë që brenda 14 muajsh të kryejmë vaksinimin, do të kemi avantazh dhe veprim të madh që kemi. Po punojmë ditë natë për të siguruar dozat e nevojshme që të vazhdojmë programin e vaksinimit.”, tha Rama./tvklan.al