Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se nëse kompania Pfizer do të dërgojë në Shqipëri dozat e premtuara do të nisë vaksinimi edhe në Vlorë e Shkodër.

Po ashtu Rama tha se shumë shpejt do të nisë dhe vaksinimi i më të moshuarve dhe sipas tij nuk ka asnjë arsye që të mos përmbyllet vaksinimi në 14 muaj sipas skenarit të parë.

Gjatë kësaj jave do të shtrimë vaksinimin në Vlorë dhe në Shkodër dhe po ashtu hap pas hapi në varësi të kalendarit të ministrisë mundtë kemi dhe vaksinimin në Korçë e Fier. Paralelisht me vaksinimit të bluzave të bardha, do të bëjmë dhe fillimin e vaksinimit të më të moshuarve. Kemi të gjitha arsyet që të jemi të bindur që mund të realizojmë vaksinimin për 14 muaj”, tha kreu i qeverisë.

Më tej numri një i qeverisë u shpreh se pritet të nënshkruhet një kontratë me AstraZeneca dhe të dërgohen sasi dozash nga vende mike.

Shpresojmë që në javët në vijim të marrim konfirmime të rëndësishme nga AstaZeneca dhe nga vende mike”, tha Kryeministri./tvklan.al