Kryeministri Edi Rama zgjodhi të njoftojë këtë të shtunë përmes një postimi në profilin e tij në Instagram se si do të jetë fundjava për të gjithë zonat e kuqe.

Kreu i qeverisë ka njoftuar se sot dhe nesër nuk do të lejohet dalja nga perimetri i zonave të kuqe deri të hënën.

Ndërkohë do të hiqen kufizimet e lëvizjes për këmbësorët dhe automjetet brenda zonave. Aktivitetet e lejuara të biznesit mund të hapen gjithashtu.

Ministrja Manastirliu njoftoi të premten se nga 1 Qershori nuk do të ketë më zona të ndara dhe do të lejohet lëvizja në të gjithë vendin. Nga e hëna do të hapen plazhet si dhe do të lejohen një sërë aktivitetesh të tjera./tvklan.al