Dy vepra të mëdha publike që synojnë të ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe të turizmit në vendin tonë kanë nisur të zbatohen në Vlorë.

Bëhet fjalë për tunelin e Llogarasë që do të lidhë Orikumin me bregdetin e Himarës dhe aeroportin ndërkombëtar të Vlorës.

Teksa postoi pamjet nga tuneli i Llogarasë, kryeministri Edi Rama thotë se ecuria e punimeve është e kënaqshme dhe se deri më tani janë hapur 1200 metra tunel.

Në një tjetër postim në rrjetet sociale, Rama publikoi pamje nga hapja e transesë dhe ndërtimi i dyshemesë së pistës së Aeroportit të Vlorës.

Tv Klan