Kreu i qeverisë, Edi Rama, në një postim në Facebook ka sqaruar hapat që duhen ndjekur për të marrë leje për daljet shëndetësore.

Rama thekson se shkeljet, do të ndëshkohen ndërsa personi i sëmurë mund të shoqërohet vetëm nga një person.

“Nga sot në e-albania.al edhe leje – daljet për arsye shëndetësore

Kujdes! Qytetari duhet të ketë me vete një dokument mjekësor për vizitën!

Qytetarin mund ta shoqërojë vetëm një person tjetër!

Autorizimi vlen vetëm për rrugën shtëpi-qendër shëndetësore-shtëpi ndiqni procedurën e thjeshtë në e-albania 

Aplikimi do të kryhet përmes shërbimit ONLINE “Leje per dalje“ për arsye shëndetësore, në e-Albania

Identifikohuni në portalin e-Albania përmes llogarisë tuaj
-Klikoni shërbimin “Leje për Dalje”
-Zgjidhni opsionin “Leje për arsye shëndetësore”;
-Shkruani saktë daten, orën e lëvizjes dhe itinerarin me destinacionin përkatës

Në rastet kur lëvizja për arsye shëndetësore do të bëhet me automjet:

-Nëse mjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet direkt në listë.
Nëse jo, ju mund të shtoni manualisht të dhënat e mjetit: Targën dhe numrin e shasisë së tij

Dhe shtypni “Dërgo” për të përfunduar aplikimin

Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail dhe në numrin e telefonit të regjistruar në portal.

Kërkesa për leje për arsye shëndetësore bëhet vetëm në e-Albania

Ata, që lëvizin pa lejen nga e-Albania dhe nuk zotërojnë dokument mjekësor për të justifikuar leje-daljen për arsye shëndetësore, kryejnë një shkelje që ndëshkohet në bazë të Aktit Normativ dhe masave të reja në Kodin Penal!” /tvklan.al