I sigurtë, Kryeministri ka deklaruar se nuk ka asnjë investitor të huaj që po largohet nga Shqipëria.

Kryeministri mendon se dozat e optimizmit do të rrisnin investimet e huaja, por përfaqësuesi i FMN në Shqiperi mendon se më shumë se për optimizëm, investitorët edhe ata vendas kanë nevojë për një klimë më të mirë biznesi, që thotë se veta ata ia kanë pohuar se mungon.

Por Kryeministri ka një shpjegim edhe pse sipërmarrësit ankohen për klimen e biznesit dhe reformat në ekonomi.

Duke ripërsëritur qëndrimin e tij se mungesa e profesionistëve është një nga problemet parësore në tregun e punës, kryeministri, foli për herë të parë edhe skandalin e ish –Kryetarit të Bashkisë së Dibrës, që u filmua duke kërkuar favore seksuale për një vend pune, ndonëse pa e përmendur me emër, Shukri Xhelilin.

Tv Klan