Kryeministri Edi Rama zhvilloi takim elektoral këtë të Premte me banorët e komunitetit të njësisë 6, lagjes 14 dhe Kasharit. Teksa foli për ambicien e tij kryesore që ka të bëjë me anëtarësimin në BE, ai u ndal te fakti që këtë vit është në listën e mbyllur të Tiranës.

S’kam qenë asnjëherë deputet i Tiranës, jam këtë herë. Për shkak të kësaj detyre… o zogu na mbyte me atë fishkëllimë mor burrë. Na mbyte mor. Po ç’paske qenë mor?! Do jesh nën nxehtësinë e dashnisë që fishkëllen, por nuk dëgjon kanarina. Ç’a fishkëllime paske pas!! Apo e ke nga BE?! Duke qenë se kjo e deputetit të Tiranës është një mision i ri për mua dhe për shkak të ndjekjes së fushatës kam shkuar në shumë pjesë të Tiranës që për hir të së vërtetës nuk i kam parë. Kam parë ndryshime të jashtëzakonshme, është diçka krejt tjetër nga ajo që ka qenë”, deklaroi kryesocialisti.


Më tej, ai vuri theksin te rritja e cilësisë së jetës në këto zona.

“Është momenti për t’i dhënë një hov tjetër dhe një cilësi tjetër jete komuniteteve, kam parasysh Kasharin, Kombinatin, Astirin që kanë krijuar një bazë shumë të fuqishme energjish dhe forcash pune, forca plot jetë dhe kanë nevoja që nëse do i adresojmë, atëherë cilësia e jetës komunitare do bëhet shumë herë më e mirë.”

/tvklan.al