Rama sot në Athinë, do të takohet me Kryeministrin Mitsotakis

Rama sot në Athinë, do të takohet me Kryeministrin Mitsotakis

08:10 29/10/2019

Kryeministri Edi Rama pritet të takohet sot në Athinë me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Kreu i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë në samitin e 4-t “Bashkimi Europian dhe Bota Arabe” që do të mbahet në Athinë. Rama-Mitsotakis pritet të bisedojnë për respektimin e të drejtave të minoritetit grek në vendin tonë, marrëveshjen detare, dhe çështje të tjera që lidhin dy vendet.

Marrëveshja për njohjen e patentave shqiptare në Greqi pritet që të marrë gjiyhashtu zgjidhje. Kjo marrëveshje u nënshkrua në muajin Maj 2018 nga qeveritë e dy vendeve, por nuk është votuar ende në Parlamentin grek.

Takimi i dy Kryeministrave Rama-Mitsotakis do të jetë i dyti brenda një muaji pas atij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB në New York. /tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi