Kryeministri Edi Rama gjatë ditës së sotme do të vijojë fushatën në qarkun e Korçës. Nga makina, ku po udhëtonte drejt Pogradecit, ka treguar se ka zhvilluar një telefonatë me koordinatorin e PS në këtë qark, Niko Peleshin.

Rama gjatë komunikimit me Peleshin është njohur me situatën në këtë qark, ku ministri i tha se qytetarët kërkojnë që të zhvillojnë mitingje. Kryeministri tha se grumbullime nuk duhet të ketë në asnjë mënyrë.

“Organizime të mëdha në asnjë mënyrë, se i marrim në qafë. Se është tmerr kjo. Se këta i marrin në qafë. Më vdiqën dhe mua, më thonë pse nuk mblidhemi dhe në të tregojmë dhe ne forcën. Po më mirë me organizime të vogla se flasim më mirë e kuptohemi me njerëzit“, tha kreu i qeverisë.

Më tej e pyeti dhe për kundërshtarët politik dhe Peleshi i tha se opozita po bën premtime që nuk mund të realizohen dot./tvklan.al