Rama u kthen përgjigje edhe akuzave të opozitës

Në rajonin e Durrësit dhe Tiranës qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas goditjes sizmike prej 6.3 ballë, e cila siç parashikohet në Kushtetutë dhe në ligjin e ri për emergjencat do të funksioni për 30 ditë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave parashikon dhe ngritjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile i kryesuar nga Kryeministri dhe në përbërje të të cilit janë ministra, kreu i Emergjencave Civile, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe Prefektët e Tiranës dhe Durrësit.

Shpallja e gjendjes së fatkeqësisë parashikon detyrime për institucionet publike, subjektet operacionale të sistemit të mbrojtjes civile, si dhe për subjektet private, si dhe vetë qytetarët.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, mëngjesin e kësaj të mërkure, Kryeministri shpjegoi dhe arsyet përse ky vendim nuk u mor menjëherë. Ndërkohë dita e sotme është shpallur dite zie kombëtare, ndërsa për 28 dhe 29 Nëntorin nuk do të ketë festime, por do të jenë ditë solidariteti kombëtar.

Në faqen e-Albania të portalit të qeverisjes është vendosur në dispozicion dhe një numër i posaçëm llogarie për këdo do të kontribuojë për familjet e prekua nga tërmeti. Kryeministri apelon që ndihmat financiare, por dhe ato materiale të përqendrohen në një drejtim ndaj ti drejtohen këtij portali.

Kryeministri deklaron se 7 prioritetet që shpalli ditën e hënë tani do të kalojnë në plan të dytë, pasi përballimi i kësaj situate do të vendoset në krye të axhendës qeveritare.

I kthen përgjigje dhe akuza të opozitës për mosshpalljen emergjencës që prej ditës së djeshme.

Falenderon për mbështetjen të gjitha vendet e rajonit, BE dhe SHBA dhe thotë se për planin për përballimin e të gjithë kostove që shkaktoi tërmeti do të flas dhe në samitin e NATO-s që Londër në 2 dhe 3 Dhjetor.

Tv Klan