Kreu i qeverisë, Edi Rama, do të dalë në një deklaratë për mediat në orën 19:00, ku do shpallë planin financiar për përballimin e pasojave të situatës aktuale që ai e ka quajtur “luftë”.

“Ndjesë që sot kemi komunikuar më pak, por më është dashur koha për të konfirmuar planin në çdo detaj, me grupin e punës dhe me ekspertë ndërkombëtarë. Kam shumë besim që me durim të madh dhe kontributin e secilit ne do dalim të gjithë më të mirë e më të fortë nga kjo luftë. Ju dua”, shkruan Rama në Facebook. /tvklan.al