Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se për kë do shkojë shpërblimi që u është adresuar mjekësve të cilët po përballen me pacientët e infektuar me Covid-19.

Rama sqaron, duke iu përgjigjur reagimeve të kundërshtarëve politike dhe jo vetëm, se shpërblim nuk do të marrin të gjithë mjekët dhe infermierët, por vetëm ata që janë në vijën e parë të luftës me koronavirus.

“Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë!

Kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli, kush nga brenda bëhet mashë politike cënon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim!” /tvklan.al