E vërteta e makinës “Lincoln” dhe e fotos me Ardian Çapen

Pas ligjit special të njohur si Paketa AntiKÇK, qeveria ka kontraktuar ekspertë të huaj për ngritjen e një strukture të re që do të hetojë korrupsionin në administratë dhe për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e lartë. Lajmin e zbuloi vetë Kryeministri gjatë emisionit “Opinion”, ku ishte i ftuar përballë një paneli gazetarësh.

Rama foli dhe për Paketën AntiKÇK, për nevojën e kalimit me akt normativ dhe përse erdhi pikërisht në vitin e 7 të mandatit të tij qeverisës.

Jo pak debate shkaktoi në studio lajmi se Kryeministri, pas arrestimit të Vladimir Gjutës afër selisë rozë, kur Rama ishte duke drejtuar mbledhjen e Kryesisë, u detyrua të dal me makinë të blinduar.

Një foto e Kryeministrit me një prej subjekteve të Operacionit Forca e Ligjit, po ashtu solli polemika mes Kryeministrit dhe gazetarëve.

Pas këmbënguljes së gazetarëve për të ditur përse Vangjush Dako vijon të mbajë poste drejtuese në PS, pavarësisht se është akuzuar nga Departamenti i Shtetit si i korruptuar, Rama jep këtë përgjigje: “Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im, që të jesh i qartë ti. S’mi përcakton Departamenti Amerikan i Shtetit kë kam mik dhe kë s’kam mik unë. Edhe në burg të shkojë të nesërmen, do të jetë miku im. Por me Vangjush Dakon as më ka kërkuar, as i kam kërkuar, nuk kam bërë kurrë asnjë shkelje të ligjit të Republikës së Shqipërisë“.

Përballja e kreut të qeverisë me 4 gazetarët e ftuar në studio, jo pak herë kaloi dhe në përplasje me tone të forta edhe fyerje personale.

Tv Klan