Kur protesta është përshkallëzuar dhe një pjesë e studentëve qëndrojnë prej pasdites së djeshme poshtë zyrës së tij, Kryeministri Rama ofron pakt për Universitetet.

Po përmes rrjeteve sociale ai përsërit ftesën për dialog për të shkuar drej këtij pakti që adreson 8 pikat e kërkuara nga studentët protestue”.

“Të dashur studentë protestues, gjithçka na duhet tani është të ulemi dhe të flasim. Tetë pikat janë për mua vetëm pikënisja e një faze të re transformimi të botës sonë universitare. Dhe këtë transformim mund, duhet e do ta bëjmë vetëm së bashku, përmes një pakti për universitetin mes studentëve dhe qeverisë”.

Rama thotë se vetë nuk vendos asnjë kusht për këtë proces dialogu, por kërkesat sipas tij duhet të diskutohen që të realizon përpara mbylljes së këtij viti.

“Adresimin e 8 pikave duhet të nisim pa humbur kohë. Kemi punë për të bërë dhe nëse doni që uljen e tarifave ta mbyllim para pushimeve tuaja të Vitit të Ri, s’ka realisht minuta për të humbur me llogjet e kazanëve dhe rrugët shkencore të Doktorreshë Monës e të Profesor Lulit. Unë jam gati dhe s’kam asnjë kusht, prandaj bëhuni mbarë e më çoni fjalë, kur e ku doni të takohemi. Përqafime dhe kurajo, sepse do ju duhet shumë kur ta kuptoni që kjo që keni nisur është ku e ku më e madhe, sesa ato 8 pika”.

Rama vetë ka ofruar si pikë shtesë dhe shkarkimin e të gjithë përfaqësuesve te qeverisë në bordet e Universiteteve. Kjo çështje është duke u diskutuar nga stafi i tij dhe ekspertët e Ministrisë së Arsimit siç është duke u diskutuar dhe  shkarkimi të gjithe drejtuesve të konvikteve. Por asnjë hap nuk është hedhur deri tani pasi siç ka deklaruar dhe vetë, Kryeministri pret që ato të zyrtarizohen si vendime vetëm pas një procesi dialogimi me vetë studentët.

Tv Klan