Edi Rama ka reaguar vetëm në rrjetet sociale për arrestimin e ish 2 deputeteve socialistë dhe po virtualisht ai replikoi dhe me kreun e demokratëve për deklaratat lidhur me aksionin e policisë në fundjavë.

Shpif shpif se lirohesh, i thonë një llafi, po s’ka më peshk se rob jo e jo, që s’e ka marrë vesh se sulmet vulgare ndaj prokurorisë vijnë nga dhimbjet e forta të kokës për çështjet e hapura me drejtësinë! Lufta me krimin e me korrupsionin vetëm do të përshkallëzohet.

Edhe kreu i Ministrisë së Brendshme në rrjetet sociale komentoi për këtë operacion që çoi në pranga 27 persona përfshirë dhe ish deputetet socialistë. Xhafaj shkruan se nuk është show, por betejë reale me krimin e organizuar ndërsa paralajmëron se goditje të tjera e rezultate konkrete të punës së policisë së shtetit do të ketë në ditët në vijim.

Në mbledhjen e grupit parlamentar kryeministri nuk ka komentuar konkretisht lidhur me arrestimin e ish-Drejtorit të Burgjeve, por ai i ka kërkuar deputetëve dhe ministrave të jenë të vëmendshëm në përzgjedhjen e drejtorëve të institucioneve pasi siç është shprehur: Kemi drejtorë legen që na kanë nxirre jetën me korrupsionin dhe keqmenaxhimin.

Të martën në mëngjes socialistët do të mbledhin dhe kryesinë dhe brenda javës dhe një mbledhje të zgjeruar të grupit dhe kabinetit qeveritar ku do të diskutohet paketa antishpifje. Rama ka tërhequr vëmendjen e një pjese të deputeteve që sipas tij po neglizhojnë duke mos zbatuar vendimet e marra nga kryesia dhe asambleja sa i takon organizmit parazgjedhor.

Tv Klan