Rama sulmon programin e PD: Po ripredikojnë taksën e sheshtë që kërcënon më të dobëtit



Rama sulmon programin e PD: Po ripredikojnë taksën e sheshtë që kërcënon më të dobëtit

11:22 23/02/2021

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar edhe njëherë planin e opozitës për të rikthyer taksën e sheshtë 9%. Në një konferencë për mediat me fokus ekonominë, Rama tha se me qeverinë e tij 90% e bizneseve nuk paguajnë taksa, por shtoi se vetëm bizneset e mëdha paguajnë një taksë 15%.

Pala tjetër ripredikon taksën e sheshtë duke kërcënuar më të dobëtit. Duke na kthyer në kohën kur 100% e bizneseve paguanin tatim-fitim dhe TVSH. Ndërsa sot 90% e bizneseve paguajnë zero TVSH. Dhe vetëm 9% e bizneseve paguajnë 15% taksa”, u shpreh kreu i qeverisë.

Më tej ka folur dhe për rrogën minimale duke thënë se do të rritet sërish nga viti në vit.

Çdo person që ka një xhiro vjetore deri në 114 mijë Euro është një subjekt pa taksa. E dyta është paga minimale të cilën e kemi vendosur në 30 mijë Lekë tanimë dhe kemi ambicie ta rrisim vit pas viti. Paga minimale 300 mijë Lekë nuk është pikëmbërritje, por është nisje”, shtoi Rama.

Kreu i qeverisë po ashtu foli dhe për dyfishimin e ndihmës ekonomike, duke thënë se synimi është që të qëndrojë në këtë masë dhe pas përfundimit të luftës me Covid.

Kemi dyfishuar ndihmën ekonomike dhe do ta mbajmë dyfish deri në fund të luftës me armikun e padukshëm dhe synojmë që ta mbajmë gjithmonë në këtë masë. Kush gjykon mandatin e dytë nuk duhet të harroj se kemi qenë e vetmja qeveri që ka përballuar dy goditje shumë të rënda, siç është tërmeti dhe pandemia”, deklaroi kreu i qeverisë./tvklan.al






Të ngjashme