“Reforma në Drejtësi po i jep fund pandëshkueshmërisë”

Edhe pse opozita prej më shumë se dy javësh po zbaton strategjinë e saj të bllokimit të parlamentit pasi e akuzon kryeministrin se po i mohon të drejtën kushtetuese të hetimit parlamentar, Edi Rama nuk ka gjetur asnjë minut kohë në daljet e tij për të reaguar për situatën jonormale në jetën politike.

Edhe në takimin e Asamblesë Socialiste të Durrësit ai nuk u ndal në asnjë moment për të folur për këtë çështje sikurse me të njëjtën heshtje po e kalon pas kthimit nga Roma dhe nënshkrimin e marrëveshjes me homologen italiane për krijimin e qendrave të pritjes në veriun e vendit për emigrantët e paligjshëm që kapen në zonën e Lampeduzës. Për më tepër se 1 orë, Rama foli për ato që i quan arritje të qeverisë, siç është sezoni turistik i këtij viti.

U ndal gjatë tek vëmendja që i është në buxhetin e vitit të ardhshëm rritjes së pagave për disa kategori, pa harruar të nenvizojë se ky është buxheti më i madh edhe pse faktorët e jashtëm si inflacioni i luftës ia ka vështirësuar punët.

Në Durrës ku pak muaj më parë ish-kryebashkiaku, një nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë u arrestua, Rama flet për suksesin e Reformës në Drejtësi që tanimë është fakt se i ka dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Lajmëroi një ndryshim të sistemit të dhenies së shërbimeve e-Albania që i vjen më shumë në ndihmë qytetarëve përmes inteligjencës artificiale.

U ndal dhe njëherë tek protesta e studentëve të mjekësisë që nuk pranojnë detyrimin për të shërbyer pas studimeve për 5 vite në atdhe dhe sjell si shembull magjistraturën ku funksionon prej vitesh ky detyrim.

Për Durrësin rendit disa projekte strategjike që janë në proces mes të cilave Porti Tregtar që lajmëron se brenda gjysmës së dytë të 2024 do të lidhet kontrata për fillimin e punës.

Tv Klan