Në ditën e mësuesit, Kryeministri Edi Rama shpalosi ambicien e qeverisë së tij për ta çuar pagën mesatare të arsimtarëve mbi 1 mijë Euro.
“Ne përsëri do rikthehemi te pagat e mësuesve, mjekëve, infermierëve, ambicia jonë është për ta çuar pagën mesatare përtej 1 mijë Eurove padiskutim”.
Një kërkesë edhe e vetë mësuesve, që sot përmes një ceremonie të veçantë u vlerësuan për kontributin e tyre në arsim.
Sipas Ramës, dikur ishte e paimagjinueshme që sot paga mesatare e mësuesve të ishte 950 Euro, ndërsa thotë se autoriteti i mësuesit, siguria e vendit të punës si dhe kushtet janë përmirësuar ndjeshëm.
“Është një fakt shumë domethënës i fuqizimit tonë ekonomikisht, por edhe vullnetit për të fuqizuar mësuesit”.
Kreu i qeverisë foli edhe për nevojën për rishikimin e kurrikulave dhe teksteve.
“Këtë do e bëjmë bashkë me ju”.
Nuk la pa uruar as 8 Marsin dhe një kërkesë të veçantë ua drejtoi burrave.
“Duke marrë përsipër punët e shtëpisë, duke larë edhe xhamat”.
Tv Klan