Rama: Po investojmë në burimet e energjisë nga era dhe dielli

Mbledhja e Nivelit të Lartë të Konstituencës së Fondit Monetar Ndëkombëtar dhe Bankës Botërore po zhvillohet ditën e sotme në Tiranë. I pranishëm në këtë mbledhje ka qenë edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili është shprehur se synimi deri në vitin 2030 është që Shqipëria të kthehet në një eksportues neto dhe për këtë arsye thotë se po investohet në burimet e energjisë nga dielli dhe era.  

Edi Rama: Sistemi financiar i vendit tonë tregon elasticitet dhe në të njëjtën kohë, tregon që ka shumë qëndrueshmëri dhe vazhdimësi. Kur e nisëm këtë udhëtim, problemi më i madh që kishim ishin kreditë me probleme, të cilat ishin rreth kufirit 25%, ndërkohë që sot për qindja e kredive me probleme, ndonëse kemi parë një rritje të kreditimit, do të donim të shihnim më shumë kreditim, por baza është shumë inkurajuese. Mund të jeni në dijeni me reformën tonë që ne kemi ndërmarrë dhe tashmë ne ja kemi dalë që të kemi një situatë të qëndrueshme, të mos e rrisim më çmimin e energjisë, ndonëse kemi qenë të sfiduar nga kriza globale e energjive. Synimi ynë është që ta kthejmë Shqipërinë në një ekportues neto të energjisë deri në vitin 2030 dhe për këtë arsye po investojmë në burimet e energjisë nga era dhe dielli e të jemi një vend ku prodhimi i energjisë elektrike të jetë 100 për qind i rinovueshëm. Duhet ta ruajmë këtë që kemi dhe të zgjerojmë portofolin e sektorit të energjisë me të gjitha llojet e burimeve të rinovueshme për energjinë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama e ka vënë theksin gjithashtu tek rritja e turizmit në Shqipëri dhe të ardhurat që ka sjellë në vendin tonë ky sektor.

Edi Rama: Është një kënaqësi që ta kemi këtë takim vjetor të BB dhe FMN-së dhe për herë të parë, kjo zhvillohet në Shqipëri. Kjo ndodh në një kohë kur nuk është situata e lehtë dhe Evropa është duke u përballur me sfida të veçanta, por kjo është një arsye më tepër për rëndësinë e këtij takimi dhe pse ne besojmë se në këtë takim, diskutimet do të jenë të frytshme dhe në fund do të kemi disa gjëra se si të përballemi me sfidat. Jemi të vetëdijshëm për rreziqet, por nga ana tjetër, të kemi disa mënyra kreative për t’i kapërcyer këto situata. Ndonëse konteksti nuk është i lehtë, megjithatë nga ana tjetër nuk dua të ju harxhoj kohë për të ju treguar sa të suksesshëm kemi qenë me turizmin, ku në veçanti ne po shikojmë një rritje shumë të fortë dhe menjëherë pas pandemisë, turistët po rriten dhe aeroportin e shohim që po përjeton një trend pozitiv dhe aeroporti i Tiranës ka qenë i renditur i pari në Evropë sa i takon nivelit pas pandemisë. Ne jemi renditur në vendin e 3 përsa i takon rritjes së turizmit, të renditur pas Katarit dhe Arabisë Saudite. Pra, është një inkurajim për të ecur para dhe ne sapo kemi marrë shifrat për Janarin dhe kemi pasur afro gjysëm milioni turistë dhe aeroporti ynë ju ka kaluar dhe shumë aeroporteve të tjera dhe ne vetëm sa mund të përfytyrojmë si do të jetë sezoni i ardhshëm, krahasuar me të shkuarin, ku shumë italianë kanë ardhur. Jemi të inkurajuar nga numrat dhe shifrat që kemi për punësimin dhe papunësinë, ndërkohë që sfida e madhe mbetet rritja e mëtejshme e pagave në mënyrë që të jemi në gjendje të frenojmë konkurrencën e ashpër që po bëhet e fortë nga vendet që kërkojnë fuqi punëtore.

/tvklan.al