Bindjen për të marrë mandatin e 3, Edi Rama e ndau dhe me sipërmarrësit e Agroturizmit në zonën e Lezhës, ku pranoi që PS nuk ka program elektoral, por projektet janë ato që japin siguri për premtime të mbajtura pasi është provuar për 8 vite.

Rama pranoi se turizmi u godit sezonin e shkuar si nga tërmeti, ashtu dhe pandemia, por i njeh meritën qeverisë se duke lënë hapur kufijtë me Kosovën efektet pozitive nuk munguan.

I falenderoi sipërmarrësit lokalë që falë punës së tyre e kanë ngritur në një nivel ndryshe sektorin e Agroturizmit dhe kërkon bashkëpunimin e tyre për të hapur dhe shkolla profesionale për të ndihmuar zgjerimin e mëtejshëm.

Tv Klan