Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e SHBA-së, Joe Biden gjatë samitit të NATO-s në Madrid. Kreu i qeverisë ka biseduar për disa çaste me Biden, por nuk dihet se cili ka qenë fokusi i bisedës së tyre.

Më herët kreu i qeverisë u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.

Kryeministri Rama shoqërohet në këtë samit nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Samiti do të zhvillojë punime edhe të enjten.

Pasditen e sotme pritet që Rama të vizitojë muzeun kombëtar Prado në Madrid. Kreu i qeverisë do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Më pas, kreu i qeverisë do të marrë pjesë në darkën e shtruar nga Pedro Sanchez.

Ditën e dytë në Madrid, Kryeministri do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministren e Suedisë, Magdalena Andersson dhe në përfundim do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me Enagás, e cila është një kompani spanjolle energjetike.

Kujtojmë që mbrëmjen e së martës, Rama dhe bashkëshortja e tij u pritën në një darkë zyrtare nga Mbreti dhe Mbretëresha e Spanjës./tvklan.al