Kryeministri Edi Rama është takuar në New York me George Soros. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Në Nju Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur”, shkruan Rama.

Soros është një filantrop i cili ka investuar për një shoqëri të hapur në SHBA dhe mjaft vende të botës, ndër to edhe Shqipëria. Së fundmi, Soros është akuzuar nga Berisha se qëndron së bashku me kryeministrin Rama pas vendimit të DASH për shpalljen “non grata” të tij./tvklan.al