Kryeministri Edi Rama e ka shfrytëzuar samitin e Komunitetit Politik Europian për të zhvilluar disa takime bilaterale.
Kreu i qeverisë është takuar këtë të premte me homologun e tij belg, Bart de Wever.
Po ashtu, ai ka kryer një takim edhe me Princin sovran të Monakos Alberti II.
Më herët, Rama pati një takim edhe me kancelarin austriak, Christian Stocker.
Jo vetëm Rama, por shumë liderë të tjerë, e kanë shfrytëzuar takimin e Tiranës si një “dritare” për të patur takime bilaterale./tvklan.al