Kryeministri i vendit, Edi Rama është takuar në New York me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ku ka shpërndarë disa foto të shkëputura nga takimi.

“New York – Me Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan”, shkruan kryeministri Rama.

Kryeministri Rama ndodhet në New York në kuadër të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Rama ka planifikuar takime me homologë edhe pjesëmarrjen në takimin me liderët e rajonit, i organizuar nga shefi i diplomacisë evropiane në largim, Joseph Borrell./tvklan.al