Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se ka nisur konsultimet me rektorët e universiteteve publike për rritjen e Arsimit të Lartë. Kreu i qeverisë shkruan në një postim në mediat sociale njofton dhe krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë.

Po ashtu Kryeministri shprehet se do të krijohen kushtet që studentët të të ardhmen të marrin diploma europiane në Shqipëri.

Nisëm sot konsultimin me rektorët e universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër dhe dakordësuam krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë🤝

Do të punojmë ngushtësisht #sëbashku që ta kthejmë Mandatin e Tretë në fazën e një hopi të madh, drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve tona për Universitetet Publike Europiane dhe krjimin e kushteve, që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu, në Shqipëri😍 #SkaKohëPërPushim🏃🏻‍️”, shkruan Rama./tvklan.al