Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ndodhet sot në Tiranë për një vizitë jo zyrtare. Kreu i shtetit të Kosovës është takuar me Kryeministrin Edi Rama në një prej lokaleve të kryeqytetit.

Takimi mes tyre është bërë i ditur nga vet Kryeminstri Rama në një postim në rrjetet sociale. Nuk ka informacion për takimin mes Thaçit dhe Ramës. Besohet se ata mund të kenë biseduar mes të tjerash edhe për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e mundshme të një marrëveshje mes tyre.

/tvklan.al