U kërkon të mos kthehen në banesat e dëmtuara

Kryeministri Edi Rama ka këshilluar banorët e Kombinatit t’i drejtohen qendrave të emergjencës për të kaluar natën duke evituar qëndrimin nëpër makina apo kthimin në ndërtesat e dëmtuara.

Në Shijak, Rama premtoi se do të rindërtoheshin të gjitha banesat që do të shpallen të pabanueshme duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për durim.

Fshatarët e Bubqit duket se e kanë shpresën tek kryeministri të cilin e konsiderojnë si personin e plotfuqishëm për të ndryshuar jetën e tyre pas fatkeqësisë natyrore të 26 Nëntorit.

Në shtëpitë e fshatarëve të Bubqit do të instalohen çadra pasi banorëve iu duhet të kujdesen për tokën dhe bagëtinë gjatë periudhës së dimrit duke mos patur mundësi të zhvendosen në zona të tjera.

Tv Klan