“Po bëjmë të gjitha përpjekjet për rindërtimin”

Edhe pse të sistemuar përkohësisht në hotelet e zonës së Durrësit, të ngelur pa një shtëpi pas goditjes sizmike të 26 Nëntorit, banorët i kërkojnë kryeministrit zgjidhje afatgjatë. Po përgjigja është: durim.

Në dy resorte në plazhin e Durrësit ku janë vendosur familjet që banonin në pallate të shpallura të pabanueshëm janë ngritur dhe klasa të veçanta ku mësojnë fëmijët për ciklin nga parashkollori deri në klasat e 5.

Tv Klan