Kryeministri Edi Rama ka takuar kancelarin e Austrisë, Christian Stocker. Takimi mes të dyve është kryer pas përfundimit të seancës plenare të samitit të Komunitetit Politik Europian.

Në fakt, samiti ka qenë një “dritare e hapur” për shumë takime edhe mes liderëve të tjerë të Europës. Kjo ka marrë qendrën e vëmendjes së mediave ndërkombëtare.

Në fokus të samitit kanë qenë sfidat e sigurisë së Europës dhe çështjet e emigracionit të paligjshëm./tvklan.al