Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Greqisë, Kiriakos Mitsotakis, janë takuar sot në Bruksel gjatë Samitit të NATO-s.

Mediat greke bëjnë me dije se në takim është folur për çështjen e kufijve detar mes dy vendeve dhe është rënë dakord që të përshpejtohen procedurat për dërgimin në Gjykatën e Hagës.

Ndërkohë shtohet se Mitsotakis ka deklaruar se mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor për në Bashkimin Evropian.  Nga ana tjetër mësohet se kreu i qeverisë, Edi Rama ka falenderuar homologun e tij për dhurimin e 20 mijë vaksinave.

Mitsotakis në këtë takimet citohet të ketë thënë se është i fokusuar në “interesin e palëkundur të Greqisë për pakicën greke etnike në Shqipërinë e Jugut, si dhe përparimin e Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të cilat janë ndër parakushtet që BE ka kërkuar nga Shqipëria për përparimin në bisedimet e saj të pranimit“./tvklan.al