Apel Bashës të mos e refuzojë tryezën e Këshillit Politik

Me Myslym Murrizin, Edmond Stojkun dhe Nimet Musain, përfaqësuesit e asaj që quhet ndryshe opozita parlamentare, Kryeministri Edi Rama gjeti gjuhën e përbashkët për votimin e marrëveshjes që ka me Lulzim Bashën në 23 Korrik dhe asaj që ndryshon Kushtetutën për hapjen e listave të deputetëve në 30 Korrik. Tekstin e lexoi publikisht Taulant Balla.

Pasi siguroi votat në parlament, Kryeministri Rama e ftoi publikisht Lulzim Bashën të mos e refuzojë ftesën e socialistëve për t’u ulur në tryezën e Këshillit Politik për një konsensus të plotë.

Por gazetarët i kujtuan Kryeministrit pretendimet e Selisë Blu, sipas të cilës qëllimi real i hapjes së listave është ndalimi i koalicionit PD-LSI, një arsyetim opozitar që vazhdon me frikën e Ramës nga humbja e zgjedhjeve. Këto hamendësime, Rama i përcolli me ironi.

Me gjithë kundërshtimet e Myslym Murrizit, Kryeministri Rama u duk i qetë për arritjen e 84 votave në Kuvend. Më herët, mazhoranca miratoi në Komisionin e Ligjeve ndryshimet ligjore në Kodin Zgjedhor, sipas marrëveshjes së 5 Qershorit me Partinë Demokratike.

Tv Klan