Përshëndet iniciativën për të ndihmuar në rindërtim

Kryeministri Edi Rama takoi sot përfaqësues nga unionet e besimtarëve myslimanë të Zvicrës, Austrisë, Gjermanisë dhe të Italisë, të cilët së bashku kanë ndërmarrë një iniciativë solidarizimi për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Rama falënderoi shqiptarët jashtë kufijve për mbështetjen e treguar.

Përfaqësuesit e komuniteteve fetare kanë shprehur angazhimin e tyre për të ndihmuar në përballimin e situatës.

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot inspektimet ne terren ne zonat e prekura nga tërmeti.

Tv Klan