“Mbështesim integrimin në BE, Reformën në Drejtësi dhe atë Zgjedhore”

Në cilësinë e kreut të Misionit të OSBE-së, Kryeministri Rama është pritur në departamentin e shtetit në Uashington nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo.

Sipas zëdhënëses së Departamentit, Morgan Ortagus, Sekretari Pompeo theksoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, si dhe përpjekjet e tanishme për Reformën në Drejtësi dhe atë Zgjedhore.

Sekretari Pompeo gjithashtu përgëzoi Kryeministrin Rama për angazhimin e palëkundur të qeverisë së tij për kontributin në NATO.

Ai shprehu në Twitter mirënjohjen për partneritetin e palëkundur mes dy vendeve. Pompeo e cilësoi të lavdërueshëm rolin e Shqipërisë për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Kurse Rama theksoi se Shqipëria mbetet besnikërisht e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Në Facebook, Kryeminsitri bëri të ditur se gjatë takimit u fol bisedua për Rindërtimin, paketën AntiKÇK, Shengenin Rajonal dhe dialogun Kosovë-Serbi. Pas këtij takimi me Sekretarin e Shtetit, Rama u prit nga Këshilltari i Sigurisë i Presidentit Amerikan, Robert O’Brajan.

Më herët gjatë vizitës në Washington, Rama zhvilloi një takim dhe me Drejtorin e Bankës Botërore, Dejvid Malpas dhe kreun e USAID-it

Në fokus të bisedës ka qenë financimi i programit të rindërtimit dhe konferenca e donatorëve që do të mbahet më 17 Shkurt në Bruksel. I pari që i uroi kryeministrin mirëseardhjen në Washington ishte një shqiptar i cili punonte si efektiv policie.

Tv Klan