Në qendër të takimit konferenca e donatorëve për rindërtimin

Pas takimeve në Itali dhe Berlin, Kryeministri Rama ka udhëtuar drejt Brukselit ku është takuar edhe me Presidenten e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen.  

Me zyrtaren e lartë të BE-së, kreu i qeverisë ka ndarë një darkë pune, në qendër të së cilës ka qenë konferenca e donatorëve që do të zhvillohet më 17 Shkurt nën kujdesin e Presidentes Von Der Leyen.

Lajmin e bëri publik në rrjetet sociale vetë Kryeministri Rama, i cili të mërkurën në cilësinë e kryetarit të OSBE do të pritet në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg si dhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut.

Tv Klan