Rama në NATO: Mbase sot lajmi i mirë…




Rama në NATO: Mbase sot lajmi i mirë…

12:14 30/06/2022

Diskutime me krerë shtetesh në samitin e Madridit

“Mbase sot lajmi i mirë…” dhe një kryqëzim gishtash. Kaq ishte një mesazh i Kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale duke publikuar pamje të takimeve të tij në ditën e dytë të samitit të NATO-s në Madrid. Por kreu i qeverisë shqiptare nuk ka dhënë më shumë detaje për lajmin që pret, vetëm nëse sheh me vëmendje takimet që ka zhvilluar ndoshta gjithçka lidhet me çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Sepse i pari me të cilin Rama ka qëndruar duke folur gjatë ka qenë presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev. Nuk dihen detaje nga biseda, por kujtojmë që pak ditë më parë vetoja bullgare u bë shkak për shtyrjen e mbajtjes së Konferencës së Parë qeveritare për Tiranën dhe Shkupin dhe për këtë Rama pati një sërë replikash me Ministrinë e Jashtme të Sofjes.

Pas kreut të shtetit bullgar, kryeministri shqiptar shihet teksa bisedon me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Së bashku me të nisin më pas një tur takimesh me liderët e vendeve anëtare të BE-së. Një takim i rëndësishëm duket ai që Rama dhe Osmani mbajnë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Sholz.

Ishte propozimi i Macron ai që u duke se bëri të mundur heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut nga parlamenti bullgar, por që Shkupi po heziton ende që ta aprovojë. Kjo është dita e fundit e samitit të NATO-s dhe që deri në fund të saj sipas Ramës mund të ketë një lajm të mirë edhe për Shqipërinë.

Tv Klan










Të ngjashme