1 mijë persona të interesuar të bashkëpunojnë

Kryeministri ka zgjedhur t’i dëgjojë personalisht të gjithë të rinjtë që kanë shprehur interes për t’u bërë pjesë e nisme “Gati për Shqipërinë”.

Profilet e tyre janë nga më të ndryshmet, kryesisht të rinj që kanë përfunduar studimet jashtë vendit. Por ka nga ata që kanë tërhequr vëmendjen e kryeministrit që në prezantimin e parë, disa për CV e tyre dhe të tjerë dhe për faktin se nuk e kanë takimin e parë me të pavarësisht se rrethanat nuk janë favorizuese.

Aktualisht kanë shprehur interesin për t’u bërë pjesë e ekipit që do të bashkëpunojë me qeverinë në mandatin e 3, 1 mijë të rinj.

Tv Klan