Gjatë ditës së dytë të Samitit të NATO-s në Bruksel Kryeministri Rama lajmëron se është takuar me Presidentin amerikan, Donald Trump.

Rama publikoi në rrjetet sociale një foto dhe një video të shkurtër ku shfaqet duke folur me Trump, por pa e dhënë detaje mbi temën e diskutimit.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare të samit, kreu i shtëpisë së Bardhë ka përgëzuar dhe vlerësuar nominalisht kryeministrin Rama për fjalën që ai mbajti në darkën e liderëve të Aleancës.

Të premten Rama do të takohet me presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk.

Ky takim zhvillohet pas miratimit të 28 liderëve të Bashkimit Europian të vendimit të Këshillit të ministrave të BE-së të 26 Qershorit, ku hapet rruga drejt nisjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE në qershor të 2019.

Mësohet se Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn do të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë në 17 Korrik për hapjen zyrtare të të ashtuquajturit proces i “skanimit”.

Tv Klan