Pak ditë pas telefonatës ku u konfirmua zgjidhja e çështjes së pronave të minoritetit grek në bregdetin Jonian, 2 kryeministrat Rama dhe ai grek Cipras janë takuar në Dobrovnik.

Në njoftimin e bërë nga kryeministria, thotë se Rama e ka falenderuar Ciprasin për mbështetjen që Greqia po i jep proceseve tona integruese ku vendi fqinj ka marrë një rol të rëndësishëm.

Dy kryeministrat kanë folur dhe për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve, por nuk jepet asnjë detaj për një diskutim të mundshëm për vijimin e negociatave për arritjen e marrëveshjes për kufijtë detare.

Rama dhe Cipras janë pjesë e Samitit 16 Plus një mes vendeve të Europës juglindore dhe Kinës. Pikërisht me kryeministrin kinez Rama ka zhvilluar një tjetër takim. Ku sipas njoftimit zyrtar thuhet se Rama i ka kërkuar Li Keqiang, përshpejtimin e procedurave që do të lejonin hyrjen e disa produkteve ushqimore në tregun kinez si dhe heqjen e ndërsjellët të vizave mes dy vendeve, çka do të nxiste jo vetëm rritjen e numrit të turistëve kineze në Shqipëri, por edhe rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Tv Klan