Kryeministri Edi Rama votën që i dhanë qytetarët në 25 Prill e quan një borxh të madh dhe premton se do ua kthej me 3 herë më shumë punë gjatë mandatit të tretë.

Në një postim në Facebook, teksa ka shpërndarë një video që tregon vijimin e procesit të rindërtimin në Fushë Krujë, shkruan se qytetarëve do u kthejë borxhin.

Dhe tani 3 herë më shumë punë, për t’ju kthyer sadopak borxhin e madh ku më futët të dielën e bukur të 25 prillit🙏“, shkruan kreu i qeverisë.

Në këtë zonë, që është një nga më të prekurat nga tërmeti, pritet të ndërtohen 15 pallate, 100 apartamente, 167 shtëpi dhe çerdhe, kopësht, shkollë dhe godina të shërbimeve të tjera administrative./tvklan.al