“Hiqet edhe taksa e qarkullimit dhe e karbonit”

Pjesë e programit elektoral të 2013-ës, qeveria socialiste ka ndërmarrë vendimin që të heq akcizën e karburantit për fermerët si dhe 2 taksa të tjera që do ta përgjysmojnë çmimin e tij.

Qysh nga fillimi i vitit të ardhshëm do të heqim nga karburani për bujqësinë, akcisën, taskën e qarkullimit dhe taksën e karbonit. Do të përgjysmohet çmimi i naftës për të gjithë fermerët”, tha Rama.

Por si do të bëhet monitorimi që përfitimet t’i shkojnë fermerëve dhe jo abuzueseve? “Do të shkojë drejtëpërdrejtë jo tek bizensi, por tek fermerët. Ata do të kenë një kartë dhe do të marrin naftën falas”, u shpreh kreu i qeverisë.  

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Bujqesise dhe drejtoreshen e Agjencise se Zhvillimit Bujqësor e Rajonal, kryeministrit që i pëlqen të krahasohet me paraardhësit foli për zhvillimin e ka marrë ekonomia në afro 8 vitet e qeverisjes së tij.

Zgjedhjet unë dhe Partia Socialiste do i fitojmë pa pasur nevojë fare që të marrin ndonjë vendim dhe të mos bëjmë ato që disa thonë se i bëjmë për zgjedhje, ne nuk punojmë për zgjedhje”, u shpreh Rama.

I pyetur për detyrimin për mbajtjen e maskave në ambientet e jashtme, Rama thotë se më shume së çështje gjobe kjo nga qytëtarët duhet të shihet si masë mbrojtëse për shëndetin. Por nuk dihet sesa do të jetë e mundur vjelja e tyre kur vetëm një javë më parë qeveria mori vendimin për faljen e teë gjitha gjobave të vendosura nga shkelja e masave anticovid.

Motivi kryesor që duhet ta mbajnë jashtë, nga unë i pari, është që të shmangim larg qoftë një mbyllje tjetër”, shtoi kreu i qeverisë.

I dëshiruar që vëmendjen e mediave gjatë konferencën se përjavshme me fokus ekonominë ta marrë këtë temë vetëm bujqësia, Rama ka injoruar edhe njëherë planin me 5 pika të Lulzim Bashës por nuk kursen ironinë për lapsusin me shifrat të kryedemokratit, në konferencën e të henës.

Thjesht kam parë atë që keni parë të gjithë, nuk është lapsus, por është trendi, kur vjen puna tek shifrat, tek numrat, aty jemi në kushtet e komedisë dhe jo bisedës serioze”, përfundoi Kryeministri.

Tv Klan