Kryeministri Edi Rama, ditën e hënë thotë se do të zhvillojë një dialog me studentët live në Facebook.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri deklaron se biseda do të jetë në orën 11:00.

Studentët protestojnë prej 6 ditësh përpara Ministrisë së Arsimit dhe refuzojnë që të takohen me këdo. Ata kanë parashtruar një listë me 8 kërkesa, për të cilat thonë se kërkojnë që qeveria t’i zbatojë.

/tvklan.al