Rama: Të lemë mënjanë ndasitë politike që të bëjmë Shqipërinë



Rama: Të lemë mënjanë ndasitë politike që të bëjmë Shqipërinë

11:55 13/04/2021

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga Prrenjasi votën jo vetëm të socialistëve, por edhe të demokratëve. Kreu i qeverisë theksoi se PS-ja është forca që punon në të mirë të popullit dhe u bëri thirrje votuesve që më 25 Prill të mendojnë për interesin e vendit.

“Ne jemi ata që rrisim taksat për ata që kanë më pak, ne jemi ata që rrisim taksat për ata që kanë më shumë. Ata të cilët kërkojnë të rikthehen pasi nuk kanë bërë asnjë ndryshim, asnjë reflektim dhe janë po ata që përveç se këtë herë kanë vënë përpara dikë që bën rolin e dhëndrit, por që kontrollohet nga ata që rrinë pas, thonë që do rikthejnë taksën e sheshtë. U them sipërmarrësve të vegjël, si ka mundësi? Taksën e keni sot zero, TVSH e keni zero, do ti taksën 9%. Për çfarë? Jeni demokratë., nuk po ju them të bëheni socialistë, por më 25 Prill të mendoni si shqiptarë, si familjarë, si njerëz që interesin e vendit dhe interesin e tyre e bëjnë bashkë dhe nuk bien pre e interesave të politikës të njërit apo tjetrit. Kjo që po bëj unë nuk është politikë, KJO që por kjo që po bëj unë është thirrja për t’i lënë mënjanë ndasitë, për të lënë mënjanë tifozllëkun dhe përçarjen dhe për të menduar si ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë ku fëmijët të mos jenë krenarë vetëm për historinë, bukurinë e natyrës, mikpritjen, por të jenë krenarë për kushtet e shtëpisë. Kjo jo vetëm është e mundur, por është e gjitha në dorën tonë”, tha Rama. /tvklan.al







Të ngjashme