“Qeveria me plan afatgjatë për ndërtimin e shtëpive”

Te ngelur pa strehë por dhe ata që i kanë të dëmtuara banesat pas goditjes fatale sizmike të mëngjesit të 25 nëntorit dhe kanë frikë të rikthehen në shtëpitë e tyre janë të gjithë bashkë në këto çadra në stadiumin e Durrësit.

Situata e vështirë i bën të gjithë të jenë të paduruar për një zgjidhje. Por kryeministri i cili ka takuar dhe ka dëgjuar historitë e disa prej tyre gjatë vizitës në këtë kamp provizor, ju tregon planin e qeverisë për një sistemim afatgjatë deri në ndërtimin e plotë të shtëpive të tyre nga shteti.

“Fle në furgon…mirë ti po fëmijët? Të gjithë në hotel të keni kushte optimal”.

Por solidariteti qytetarë nuk ka munguar në këtë tragjedi që preku Durrësin dhe Thumanën më së shumti. Shumë qytetarë i janë drejtuar këtij kampi për të ofruar strehim me sa munden. Kontributi i cili kryeministri thotë se duhet orientuar në një adresë të vetme.

“Kam një shtëpi.. Kam një vile 3 katëshe…”

Gatishmërinë për të strehuar 200 familje e ka shprehur dhe qeveria e Kosovës. Zv/ kryeministri në detyrë Begjet Pacolli i cili u takua me kryeministrin Rama gjate vizitës në stadiumin ku janë vendosur çadrat.

Mbështetje që mori falënderimet e shefit te qeverisë shqiptare. Ai e gjeti me vend të sqaronte dhe akuzat se tarifa për rrugën e Kombit është një gjobë që i vendoset qetarëve të Kosovës, kontributi i të cilëve ka qenë i pa kursyer në këtë tragjedi që shkaktoi tërmeti.

“ Sqaroi pak se këta janë mjeshtra…”

Tv Klan