Basha: Vendimi i Këshillit Bashkiak është i paligjshëm

Kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur për realizimin e projektit të ri të Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, ai tha se këtë qëndrim e ka prej 20 vitesh.

Rama tha se ata që janë mbledhur për të kundërshtuar projektin janë në shkelje të ligjit. Por me protestuesit u bashkua në mbrëmje edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, që tha se çështja e teatrit ishte vijë e kuqe për opozitën.

Por Rama thotë se vija e kuqe është diku tjetër dhe se të grumbullosh njerëz në këtë situatë është e papërgjegjshme. Kreu i opozitës akuzoi se projekti i Teatrit është vjedhje.

Këtyre deklaratave Rama iu përgjigj se kundërshtarët nuk kanë më asnjë alibi, tashmë që projekti do të realizohet nga shteti. Kreu i qeverisë pati edhe një përgjigje për Presidentin Meta.

Tv Klan